“Ende s’dimë ç’ndodh me urdhëruesin e “21 janarit!”/ Taulant Balla: Kush godet një polic të bëhet shembull

“Ende s’dimë ç’ndodh me urdhëruesin e “21 janarit!”/ Taulant Balla: Kush godet një polic të bëhet shembull

“Partia Demokratike e Shqipërisë sot, jo në Europë, po nuk gjej një vend tjetër në botë, është e vetmja parti politike që e njëson veten me dhunën”, kështu u shpreh kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News. Gjithashtu gjatë intervistës, ai nënvizoi se PD është kthyer në një parti që të organizon vetë sulmet, ndërsa shton se edhe i përsërit, ku çdoherë përfshin grupe të ndryshëm. Më tej tha se nuk bën përgjegjës apo të gjej faj tek asnjë polic, dhe se përgjegjësi kryesor është ai që shfaq profilin të dhunshëm në skenën politike shqiptare. Pjesë nga intervista; Sokol Balla: Si ka mundësi që këta persona janë të evidentuar? Janë të skeduar. Taulant Balla: Kini parasysh...