“Emri i Ramës del në komunikime”, Dervishi zbulon prapaskenën e dosjeve: Kanë pasur një lidhje..
Gazetari Ferdinand Dervishi ka dhënë detaje të tjera lidhur me çështjen e ndërhyrjes në sistemet e SPAK, duke sqaruar kontekstin e përmendjes së emrave të zyrtarëve të lartë dhe marrëdhëniet mes personave të akuzuar. Sipas Dervishit, tre personat që akuzohen për këtë rast kanë pasur lidhje të mëparshme me njëri-tjetrin dhe kanë qenë funksionarë pranë Drejtorisë së Burgjeve. Ai theksoi se ata ishin shkarkuar nga detyra nga Ulsi Manja, në kohën kur ky i fundit mbante postin e ministrit. “Këta tre persona kanë pasur një lidhje midis tyre nga drejtoria e burgjeve, kanë qenë funksionarë dhe i kishte hequr nga puna Ulsi Manja”, u shpreh Dervishi. Gazetari tha se në komunikimet mes tyre, të akuzuarit shfaqen të ekzaltuar dhe të fokusuar në gjetjen e materialeve...
Burimi:
sot.com.al