EMRAT – Përplasjet dhe tensionet në Kuvend, Grupi i PS kërkon përjashtimin deri në 2 muaj të deputetëve demokrat
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i është drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, me një kërkesë zyrtare për marrjen e masave disiplinore ndaj një numri deputetësh të opozitës, pas incidenteve të rënda të ndodhura gjatë dhe në nisje të seancës plenare të ditës së sotme (18 dhjetor 2025). Sipas kërkesës së PS, seanca plenare u shoqërua me akte dhune, përfshirë hedhjen e lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta në sallë, sulme ndaj Kryetarit të Kuvendit, anëtarëve të Këshillit të Ministrave dhe punonjësve të Gardës së Republikës, si dhe bllokimin e foltores dhe zhvillimit normal të punimeve parlamentare. Grupi Parlamentar i PS thekson se, bazuar në pamjet filmike dhe provat e administruara, këto veprime përbëjnë shkelje të rënda të Rregullores së Kuvendit dhe Kodit të Sjelljes...