EMRAT – Ndryshime dhe rokada në kabinetin qeveritar dhe disa institucione të larta shtetërore…

EMRAT – Ndryshime dhe rokada në kabinetin qeveritar dhe disa institucione të larta shtetërore…

Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme, ka miratuar disa ndryshime në drejtimin e institucioneve dhe strukturave shtetërore.Sipas vendimeve të miratuara, Gent Gazheli është liruar nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave dhe është emëruar Zëvendësministër i Mjedisit.Në vend të tij, Besmir Beja është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Doganave. Më herët, Beja ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave.Ndërkohë, Gentian Kerri është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit...