Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
EMRAT/ 10 deputetë morën lekë edhe për kuponin e pasaportave, 13 të tjerëve ia paguan qiratë shteti
Me nisjen e Kuvendit të ri në shtator, deputetët kanë filluar të shfrytëzojnë favoret që ju jep mandati për të marrë bonuse dhe financime shtetërore. Sic rezulton nga dokumentet e siguruara nga Report TV, përfitimet janë përtej pagës apo pagesave për pjesëmarrje në komisione. Vec kuotës për karburant apo telefon, përfaqësuesit e popullit, kanë marrë nga paratë e qytetarëve edhe kompensim për qiratë e tyre në kryeqytet, apo edhe për kuponët me të cilët kanë nxjerrë pasaporta diplomatike. Për këtë dokument kanë aplikuar 10 deputetë të rinj sipas kësaj liste, por kuponin prej 75 eurosh e kanë blerë me lekët e Kuvendit, dhe jo me të tyret, edhe pse pagat për ta variojnë nga 3000-3500 euro. Rimbursim pasaportash diplomatike (tetor) Ani Dyrmishi Arian Ndoja Eno Bozdo Erjon Mile...