Burimi:
sarandanews.com
Foto © sarandanews.com
“Emëroi djalin e tezes, shkodranin Andrea Shllaku zëvendësministër të vet…”, por ministri Vengu s’ka teze…
Një deklaratë e publikuar në rrjete sociale nga ish-deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi dhe disa portale, ka ngritur pretendime për një lidhje familjare mes ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu dhe zëvendësministrit Andrea Shllaku, duke e cilësuar këtë si “kapje familjare të sigurisë kombëtare”. Sipas verifikimeve të kryera nga burime zyrtare dhe konfirmimeve të pavarura, pretendimi për një lidhje farefisnie mes Pirro Vengut dhe Andrea Shllakut është i pavërtetë. Të dy zyrtarët nuk kanë asnjë lidhje familjare, as siç pretendohet në statusin e ish- deputetit, ku thuhet se ata janë “djem teze”. Në fakt për ironi, ministri Vengu nuk ka teze. Burime pranë institucioneve shtetërore bëjnë me dije se emërimi i Andrea Shllakut është kryer në përputhje me procedurat ligjore, ndërsa çdo insinuatë për nepotizëm...