Eksperti i sigurisë Faik Basha, thirrje Berishës: Mos përhap panik! Irani s’ka kapacitet ushtarak të godasë vendin tonë

Eksperti i sigurisë Faik Basha, thirrje Berishës: Mos përhap panik! Irani s’ka kapacitet ushtarak të godasë vendin tonë

Ditën e sotme, kryedemokrati Sali Berisha i bëri thirrje NATO-s të siguronte mbrojtje ajrore për Shqipërinë, pas paralajmërimit të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin drejt objektivave të caktuara në vendin tonë. Eksperti i Sigurisë Faik Basha, i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori në Report Tv tha se deklarata të tilla si ato të Berishës, përhapin panik të panevojshëm te qytetarët. Basha shtoi se sistemi i mbrojtjes kundërajrore të NATO-s është i përhershëm dhe nuk vendoset me kërkesë të Shqipërisë. Ai shtoi se Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit janë nën mbrojtjen e sistemeve kundër-ajrore të NATO-s, të cilat sipas ekspertit Basha, pas nisjes së luftës në Iran janë përforcuar. “Sot...