EKSKLUZIVE/ Sondazhi: Me kë është më afër Trump? Me Ramën 79.3%, me Berishën 12.2%
Nga Eduard Zaloshnja JAVANEWS angazhoi sondazhistin e njohur Eduard Zaloshnja për të kryer një sondazh për opinionin e banorëve të rritur të Shqipërisë rreth raporteve aktuale Trump-Rama-Berisha. Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS krejt të rastësishme në gjithë territorin e vendit dhe u plotësua në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit. Kampioni me 1158 të anketuar u ripeshua statistikisht, për të përfaqësuar sa më afërsisht 1.9 milionë banorët e rritur të vendit, gjeografikisht, demografikisht dhe politikisht. Marzhi i gabimit statistikor për përqindjen më të madhe: +/-2.5% SHËNIM: Tek 12.2-përqindëshi dhe tek 8.5-përqindëshi mbizotërojnë të anketuar që deklaruan se votuan për PD-ASHM më 11 maj 2025, ndërsa tek 79.3-përqindëshi ka një përzjerje të shumëllojshme votuesish dhe mosvotuesish të 11 majit.
Burimi:
javanews.al