“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem
Deputetja e PD-së Jorida Tabaku kritikon qeverinë për rritjen ekonomike që nuk reflektohet në jetën e përditshme të shqiptarëve. Sipas saj, pas 12 vitesh, të ardhurat e shqiptarëve mbeten më të ulëtat në rajon, ndërsa rritja ekonomike vjen kryesisht nga ndërtimi dhe zgjerimi i shtetit, jo nga prodhimi. Deklarata e plotë e Tabakut në rrjete sociale Kush flet sot për rritjen ekonomike? E njëjta qeveri që pas 12 vitesh i ka lënë shqiptarët me të ardhurat më të ulëta në rajon. Pra ka diçka që nuk shkon. Ka një arsye që rritja që na tregohet në shifra nuk është ajo që ndjehet në jetën e përditshme. Nuk është ajo që sheh një familje në fund të muajit, as ajo që përjeton një i ri kur...
Burimi:
javanews.al