“Ekonomia familjare po ndjen peshën e keq-qeverisjes”, Këlliçi angazohet për protestën e 22 dhjetorit

“Ekonomia familjare po ndjen peshën e keq-qeverisjes”, Këlliçi angazohet për protestën e 22 dhjetorit

Drejtuesi politik i PD, në qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi zhvilloi mbrëmjen e sotme takime me banorët e Njësisë nr. 9, ku i ftoi ata të marrin pjesë në protestën kombëtare të Partisë Demokratike të ditës së hënë, datë 22, ora 18:00. “Qytetarët në rrugën Fortuzi, në rrugën Mine Peza, në zonën e ish Stacionit të Trenit, etj., sigurisht që e ndjejnë peshën e keq-qeverisjes së tejzgjatur, në ekonomitë e tyre familjare por ndjejnë edhe shpresën, se një regjim i tillë neodiktatorial po bie nën peshën e krimeve të veta. Së bashku para kryeministrisë më 22 Dhjetor”, shkruan në mesazhin e tij në rrjetin social facebook, Belind Këlliçi.