Ekonomia dominon shqetësimet në Shqipëri: 58% e të rriturve e rendisin si problemin kryesor

Ekonomia dominon shqetësimet në Shqipëri: 58% e të rriturve e rendisin si problemin kryesor

Shqipëria bën pjesë në grupin e vendeve ku mbi gjysma e popullsisë e sheh ekonominë si problemin kryesor kombëtar, me 58% të të rriturve që përmendin çmimet e larta, pagat e ulëta dhe standardin e jetesës si shqetësimin dominant.Këto të dhëna vijnë nga një studim i ri global i Gallup, i prezantuar në World Governments Summit, i cili bazohet në përgjigjet e të rriturve në 107 vende, të cilëve u është kërkuar të shprehin me fjalët e tyre se cili është problemi më i rëndësishëm me të cilin përballet vendi i tyre.Në nivel global, mesatarisht 23% e të rriturve e përmendin ekonominë si çështjen më të rëndësishme kombëtare. Banorët e vendeve me të ardhura më të ulëta kanë më shumë gjasa sesa ata të vendeve...