Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
“Eh mor Llapa…”, akuza të forta nga aktori i njohur: Fotoja ime u përdor pa leje në mitingun e Berishës
Aktori i njohur Viktor Zhusti ka reaguar ashpër ndaj publikimit të një fotografie me Adriatik Lapajn, e cila sipas tij ishte realizuar vetëm për përdorim personal dhe me premtimin se nuk do të publikohej. Zhusti shprehet se fotoja u përdor për qëllime propagandistike për mitingun e Berishës në 22 dhjetor, duke e paraqitur padrejtësisht si mbështetës të lëvizjes politike “Shqipëria Bëhet”, gjë që ai e mohon kategorikisht. Sipas aktorit, postimi i ka sjellë shqetësim, reagime negative dhe zhgënjim nga shkelja e besimit. Eh,mor LLAPA…Nuk di a të kam sjellë ndonjë të mirë me dëshirën që të bëje një foto private, kur isha duke kaluar për në shtëpi mbas shfaqjes, por mua, veç dëm e shqetësim më ke sjellë. Pranova të beje foto vetëm për albumin...