Edmond Spaho tregon situatën e rëndë brenda PD: Po të flasësh, të ndërpritet karriera politike! Partia më e dobët se kurrë

Edmond Spaho tregon situatën e rëndë brenda PD: Po të flasësh, të ndërpritet karriera politike! Partia më e dobët se kurrë

Ish-deputeti demokrat, Edmond Spaho ka thyer heshtjen, pas 1 viti mosdalje publike dhe ka folur për gjendjen E rëndë në të cilën ndodhet sot Partia Demokratike. Në një intervistë për “Sot Live në Shqipëri”, Spaho u shpreh se protestat e dhunshme të PD, janë pa objektiv dhe nuk e rrëzojnë kryeministrin Edi Rama. Sipas Spahio, organizimi i partisë është në ditën më të dobët dhe se strukturat janë inekzistente. “Kam pothuajse një vit që nuk kam dalë në media. Në Shqipëri bëhen shumë deklarata dhe vendosen objektiva, shpeshherë të parealizueshëm. Më shumë janë për të mbledhur njerëz rreth subjektit. Nuk ka për të ndodhur për mendimin tim. Janë zhvilluar disa protesta. Ka me qindra arsye për ta rrëzuar këtë qeveri. Protestat që ka iniciuar PD...