Editoriali Rama-Vuçiç, Shehu: Regjimet kërkojnë të mbështesin njëri-tjetrin, popujt po i lëkundin

Editoriali Rama-Vuçiç, Shehu: Regjimet kërkojnë të mbështesin njëri-tjetrin, popujt po i lëkundin

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu thotë se regjimet po lëkunden, por janë popujt ata që i shembin ato. Me anë të një postimi në Facebook, Shehu thekson se frika e regjimeve është e lexueshme. Ndërsa i referohet shkrimit të Ramës dhe Vuçiç për idenë e anëtarësimit në BE, ai shkruan se “ata kërkojnë të bashkëpunojnë, të mbështesin njëri-tjetrin. E lexuam këtë edhe në Manifestin Rama-Vuçiç”. Ligjvënësi demokrat sjellë në vëmendje edhe konfliktet e fundit në Lindjen e mesme, ndërsa thekson se “goditja që po i bëhet Iranit nga SHBA është një shpresë e madhe për atë popull të masakruar nga ai regjim”. Postimi: Regjimet po “lëkunden”, por popujt i shembin ata! Havana në errësirë të plotë, edhe regjimi i Kubës në krizë të fortë,...