Editoriali Rama-Vuçiç “për qasjen realiste”, Komisioni Europian: Zgjerimi, prioritet kyç!
Që prej vitit 2013 asnjë vend nuk i është bashkuar Bashkimit Europian, e megjithatë Komisioni Europian i tha A2 CNN se zgjerimi është prioritet kyç. I pyetur mbi editorialin e përbashkët të Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç në Frankfurter Allgemeine Zeitung për një qasje realiste dhe një model të ri të bashkimit të vendeve tona me Europën, një zëdhënës i Komisionit tha se nuk komenton mbi komente dhe spekulime dhe se zgjerimi është prioritet kyç i Bashkimit Europian. “Siç e dini, ne kurrë nuk komentojmë mbi komente dhe nuk komentojmë mbi spekulime. Le të kujtojmë se zgjerimi është një prioritet kyç për këtë Komision. Ai është një nga mjetet më të fuqishme të BE-së për stabilitet, siguri dhe prosperitet të përbashkët. Ne jemi plotësisht të...
Burimi:
javanews.al