Edison Memolla dënohet me burg, Apeli: Një vit në qeli për kryebashkiakun e Rrogozhinës

Edison Memolla dënohet me burg, Apeli: Një vit në qeli për kryebashkiakun e Rrogozhinës

Apeli i Posaçëm shpalli fajtor për korrupsion zgjedhor kreytarin e Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla. Ai pritet të shkojë në burg, pasi shkalla e dytë la në fuqi vendimin e gjykatës antikorrupsion. Pasi vendimi mori formë të prerë Memolla pritet të shkarkohet  nga detyra për shkak të ligjit të dekriminalizimit. Sipas SPAK, Edison Memolla ka ndikuar tek një elektriçist për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim për të votuar në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022. Tashmë pritet që Bashkia e Rrogozhinës të shkojë në zgjedhje të parakohshme./vizionplus.tv