Edi Ramën e ka braktisur fati, bllokimi i juglindjes paralajmërim i frikshëm
Edi Rama ka dështuar. Qeverisja e tij është një leckë plot arna që nuk ka më vend ku të qepet, pasi është shqyer nga lukunia e qenve që ju turrën këtij pushteti. Sot ka ndodhur një nga ngjarjet më të rënda që mund ti ndodhin një shteti. Shqipëria është ndarë më dysh, ku juglindja nuk mund të vijë në qendër dhe dhjetëra mijëra njerëz janë bllokuar në skërkat që i drejtoi mjetet drejtoria e Rrugëve si alternativë për bllokimin e aksit të Librazhdit. Mjafton të shikosh terrorin e udhëtarëve të bllokuar në rrugën e Moglicës për të kuptuar dështimin e Edi Ramës. Dëmtimi i urës në Librazhd është rezultat i babëzisë për të grabitur dhe vjedhur paratë e shqiptarëve në rrugë të reja, investime pa...
Burimi:
sot.com.al