“Edi Rama të pyetet si dëshmitar”/ Dosja “Partizani”, avokati i Berishës: Ndryshoi destinacionin e pronës

“Edi Rama të pyetet si dëshmitar”/ Dosja “Partizani”, avokati i Berishës: Ndryshoi destinacionin e pronës

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj në seancën e sotme në GJKKO për dosjen “Partizani” ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të pyetet si dëshmitar, raporton gazetarja Klodiana Lala. edi rama sali berisha Avokati Gjokutaj argumenton se “kryeministri Rama është dëshmitar kyç sepse ndryshoi destinacionin e pronës”. Po ashtu avokatët kërkojnë që të merret si provë edhe DVD me fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e PS në prill 2022. Në seancën e zhvilluar në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, avokatët e ish-kryeministrit dhe kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, paraqitën argumentet e tyre kundër pretendimeve të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Mbrojtja e Berishës u mbështet në tre shtylla kryesore. Së pari, mbrojtja thotë se SPAK është në tejkalim kompetencash...