Edi Rama pranon konfliktin me ndërkombëtarët për çështjen “Balluku”, kryeministri në hall nga bllokada europiane …

Edi Rama pranon konfliktin me ndërkombëtarët për çështjen “Balluku”, kryeministri në hall nga bllokada europiane …

Një ditë pasi Kuvendi rrëzoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për Belinda Ballukun, kryeministri Edi Rama doli dje në një konferencë për shtyp, ndërsa ka pranuar përplasjet me faktorin ndërkombëtar. Vota në Kuvend kundër SPAK, shkaktoi reagime nga disa përfaqësi diplomatike kërkuar që lufta kundër korrupsionit të jetë parësore për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Ndërkohë duke folur dje gjatë një konference për mediat, shefi i qeverisë zbuloi dje se është e vërtetë që kanë pasur debat me disa nga partnerët e vendit lidhur me këtë çështje, por shtoi se “nuk pranoj të më shikojë njeri nga lart poshtë”. “Është e vërtetë që ne kemi pasur debat me disa nga partnerët tanë lidhur me qasjen ndaj kësaj çështjeje, nuk është sekret dhe sikundër besoj e...