Edi Rama paralajmëron shkërmoqjen e PS në fraksione, situata e degraduar e mazhorancës detyron kryeministrin…
Një alarm i fortë ka tronditur korridoret e pushtetit, teksa kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar për një skenar të errët brenda Partia Socialiste. Burime nga mbledhja e fundit e zgjeruar e grupit parlamentar socialiste dhe qeverisë e mbajtur këtë fundjavë (të shtunë 28 mars 2026) flasin për tensione të thella dhe përçarje që mund të shpërthejnë në fraksione rivale. Kryeministri Rama thuhet se ka ngritur tonet, duke e cilësuar situatën si një “pikë kthese” për fatin e partisë. “Dua t’ju kujtoj të gjithëve se duhet të mbetemi të angazhuar dhe të përkushtuar me qytetarët, me votuesit. Nëse nuk do të gjejmë forcën të kapërcejmë këtë situatë, gjithçka mund të ndodhë në shpërbërjen e kësaj partie në disa copa, në disa fraksione”, ishte paralajmërimi i kryesocialistit...
Burimi:
sot.com.al