“Edi Rama o hajdut”/ “Shqipëria Bëhet” vijon protestën para Kryeministrisë, sulmohen nga Policia
Protestuesit e Lëvizjes Shqipëria Bëhet kanë vijuar me protestën pasditen e kësaj të diele, para Kryeministrisë, kundër qeverisë së Edi Ramës. Pavarësisht procedimeve penale të regjistruara nga Policia, protestuesit kanë vazhduar me protestën me kartonë dhe pankarta në dorë nën thirrjet “Edi Rama o hajdut, o hajdut”. Ndërkohë sipas raportimeve, Policia ka sulmuar sërish protestuesit duke kërkuar largimin e tyre nga sheshi para kryeministrisë. Kujtojmë se policia njoftoi procedim penal ditën e sotme për Adriatik Lapajn dhe dy aktivistë të tjerë, të cilët protestojnë para kryeministrisë prej disa muajsh. Sipas njoftimit zyrtar, Lapaj akuzohet për tre vepra penale, “Pushtimi i tokës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Ndërkohë kjo është e disata herë që Policia me urdhër...
Burimi:
sot.com.al