“Edi Rama një autokrat, që plaçkiti qytetarët”/ Berisha, ‘foltore’: Lidhjet e tij të tmerrshme me kartelët e drogës

“Edi Rama një autokrat, që plaçkiti qytetarët”/ Berisha, ‘foltore’: Lidhjet e tij të tmerrshme me kartelët e drogës

Kryetari i PD-së Sali Berisha gjatë fjalës në ‘Foltoren’ në Laprakë ka akuzuar Edi Ramën për krijimin dhe mbajtjen e një sistemi ku, baronët e drogës janë bërë të gjithëfuqishëm, duke ndikuar drejtpërdrejt në emërimin e deputetëve, ministrave dhe në manipulimin e rezultateve zgjedhore. Sipas Berishës, drejtësia është përdorur si instrument shantazhi dhe pazari politik, në kurriz të qytetarëve dhe opozitës. Berisha theksoi se, pavarësisht presioneve, izolimit politik dhe sulmeve të vazhdueshme, opozita ka zgjedhur të qëndrojë në anën e së drejtës dhe të vërtetës, duke mbrojtur pluralizmin dhe ekzistencën e një opozite reale si kusht themelor për lirinë. Sali Berisha: Për ata që besojnë në vlerat e lirisë. Dhe liria pa pluralizmin, pa opozitën e vërtetë nuk ekziston. Është një, është një nocion fiktiv....