Edi Rama nis “furçat” me Kinën në sy të SHBA, Evi Kokalari paralajmëron “fundin e zi” të kryeministrit: As Kushner…

Edi Rama nis “furçat” me Kinën në sy të SHBA, Evi Kokalari paralajmëron “fundin e zi” të kryeministrit: As Kushner…

Rigels Seliman Kryeministri Edi Rama ka hapur një front të rrezikshëm diplomatik duke flirtuar hapur me Kinën, në një moment kur sytë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë mbi vendin tonë dhe rajonin e Ballkanit. Teksa mori dje pjesë në prezantimin e projektit për ndërtimin e parkut eolik në Tropojë, kryeministri Rama theksoi se Kina e sheh Shqipërinë si një “pikë mjalti strategjike”. Por këto deklarata kanë nxitur reagime të ashpra nga aktorët shqiptaro-amerikanë. Evi Kokalari, aktivistja dhe influencuesja e njohur, shpërtheu kundër kryeministrit, duke paralajmëruar se këto lojëra rrezikojnë të çojnë vendin drejt një “fundi të zi” politik. Sipas saj, Rama tregon injorancë të thellë duke përdorur argumente historike për civilizimin kinez për të impresionuar SHBA-në, një veprim që ajo e quan...