EDI RAMA NE ORET E TIJ TE FUNDIT NE PUSHTET
Gazetari Bledian Koka, deklaroi se Partia Demokratike është në të drejtën e saj të protestojë dhe të thërrasë qytetarët, duke argumentuar se ekzistojnë mjaft kauza për këtë. Koka u ndal veçanërisht tek hetimi që po zhvillohet ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke e cilësuar atë si një çështje që kërkon reagim politik dhe qytetar. Ai pretendoi se kryeministri Edi Rama po e mbron Ballukun për arsye politike, pasi, sipas logjikës së tij, një goditje ndaj saj do të sillte pasoja të mëtejshme për vetë kryeministrin. Gazetari gjithashtu u shpreh se Rama ndodhet në vështirësi politike dhe foli për atë që e quajti “izolim” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas Kokës, është përdorur për qëllime propagandistike ftesa drejtuar Shqipërisë për pjesëmarrje në “Bordin e Paqes”, i lidhur me presidentin...
Burimi:
ntv.al