Edi Rama në Bordin e Paqes të Donald Trump, ja kostoja e takimit me presidentin e SHBA, nga shifra 1 miliard dollarë,..
Kryeministri Edi Rama është shfaqur papritur në skenën ndërkombëtare si pjesë e asaj që administrata e Donald Trump e quan “Bordi i Paqes”, një strukturë e re për menaxhimin e pasluftës në Gaza. Një ftesë që Rama e ka shitur si sukses personal, por që në fakt i është dërguar shtetit shqiptar dhe jo individit Rama. Burime ndërkombëtare zbulojnë se kjo tryezë nuk është aspak simbolike, por e lidhur drejtpërdrejt me interesa financiare dhe gjeopolitike kolosale. Sipas draftit të siguruar nga “Bloomber” dhe “Reuters”, vendet që duan rol real në Bord duhet të kontribuojnë me të paktën 1 miliard dollarë brenda vitit të parë. Pa këtë shumë, pjesëmarrja mbetet thjesht dekorative dhe me mandat të kufizuar trevjeçar. Kjo ka ngritur dyshime të forta se Rama...
Burimi:
sot.com.al