Edi Rama me parimin e Makiavelit, nuk ka nevojë të të duan, rëndësi ka të të kenë frikën

Edi Rama me parimin e Makiavelit, nuk ka nevojë të të duan, rëndësi ka të të kenë frikën

Gazetari Enton Abilekaj komentoindryshimet e propozuara nga Edi Rama në Kodin e Procedurës Penale. Ai shpjegoi se këto ndryshime lidhen me sjelljen e SPAK-ut dhe me mënyrën se si qeveria po menaxhon drejtësinë dhe pushtetin. Gjatë bisedës me moderatoren Armela Ferko, Abilekaj tha se ndryshimet e Kodit Penal reflektojnë një strategji të qeverisjes nëpërmjet frikës. Ai argumentoi se kur SPAK-u funksiononte sipas interesave të kryeministrit, Rama paraqitej si mbështetës i reformës në drejtësi. Megjithatë, kur SPAK-u nuk kontrollohet nga qeveria, Abilekaj tha se Rama ka ndërmarrë veprime për të ruajtur kontrollin e pushtetit dhe interesat e veta. Gazetari theksoi se qeverisja nëpërmjet frikës është e dukshme në mënyrën se si reagohen ndaj protestave, duke përdorur masa represive kundër opozitës, përfshirë gaz lotsjellës, plumba gome dhe...