Edi Rama mbledh Kryesinë e Partisë Socialiste, çfarë pritet të diskutohet

Edi Rama mbledh Kryesinë e Partisë Socialiste, çfarë pritet të diskutohet

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Kryesinë e Partisë Socialiste në orën 09:00. Takimi është fokusuar në organizimin e brendshëm të partisë dhe në zgjedhjet që pritet të zhvillohen në muajin qershor për kryetarët e degëve. Takimin e fundit me Kryesinë, lideri socialist e zhvilloi më 3 mars. Pas mbledhjes së zgjeruar të grupit socialist, këtë të martë, kryeministri Edi Rama mblodhi Kryesinë. Në mbledhjen që zgjati vetëm 30 minuta, kreu i qeverisë dha disa porosi për anëtarët e Kryesisë. Në fokus ishte organizimi i strukturave  si dhe takimet më të shumta në terren me njerëzit. Ndërkohë në mbledhje nuk u diskutua një datë për asamblenë e Partisë socialiste, pasi është ende herët./vizionplus.tv