Edi Rama “masakron” Spiropalin dhe Shalsin pas votimit kundër Belinda Ballukut, kryetari i mazhorancës…

Edi Rama “masakron” Spiropalin dhe Shalsin pas votimit kundër Belinda Ballukut, kryetari i mazhorancës…

Ajo që gazeta “SOT” ka paralajmëruar prej disa ditësh, duket se mori jëtë këtë të shtunë në qytetin e Durrësit. Konkretisht një furtunë politike ka shpërthyer në zemër të Partia Socialiste e Shqipërisë, ku kryeministri Edi Rama duket se ka vendosur të godasë pa mëshirë çdo devijim nga linja zyrtare. Në një mbledhje të tensionuar të Asamblesë së PS, kryeministri jo vetëm riformatoi hartën e pushtetit, por dërgoi një mesazh të qartë: besnikëria është mbi gjithçka. Goditja më e fortë erdhi ndaj Elisa Spiropali dhe Eduard Shalsi, të cilët u “sakrifikuan” publikisht pas një qëndrimi që u interpretua si sfidë ndaj lidershipit. Spiropali u shkarkua si drejtuese politike e Kavajës, ndërsa Shalsi si drejtues politik i Kukësit. Në prapaskenë, burime sugjerojnë se përplasja lidhet me...