Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Edi Rama – ky manual korrupsioni
Edi Rama – ky manual korrupsioni Nga Luciano Boci Në vitin e 13-të të pushtetit Rama tashmë siç e dëshironte hyri në histori. Ai është shembulli atipik se si nëpërmjet korrupsionit kapilar mbahet gjatë një pushtet, ndërkohë që korrupsioni për çdo qeverisje në një shtet normal demokratik është shkaku themelor i rënies. Duket si paradoks, por jemi në kufijtë e së vërtetës. Mbajtja e pushtetit nëpërmjet korrupsionit nga Rama nuk ndodhi në një ditë, apo një vit, apo palë zgjedhje. Ishte proces i zbatuar si projekt që në nisje. Sot, për shkak të rrethanave specifike, ai vetëm na u përshfaq me forcën e cinizmin e tij të plotë. Edi Rama qartazi tashmë ka statusin e një manuali perfekt që orienton hap pas hapi çdo njeri...