Edi Rama komenton për herë të parë ndryshimet në qeveri
Kryeministri Edi Rama ka komentuar valën e fundit të shkarkimeve në qeveri gjatë podcastit të tij “Flasim”, duke u ndalur veçanërisht te largimi i ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila po hetohet nga SPAK dhe për të cilën prokuroria ka kërkuar arrestimin. Edi Rama: Këtë javë u zhvillua mbledhja e zgjeruar mujore e grupit parlamentar socialist ku u bë një diskutim i detajuar nga deputetët mbi ecurinë e punës në një sërë sektorësh për të cilët raportuan ministrat përkatës. Po ashtu, në mbledhjen e zgjeruar mujore të grupit, unë fola për raportet midis politikës dhe drejtësisë, në një fazë kur shumëçka pozitive është arritur, por kur shumëçka tjetër kërkon adresim dhe për të gjithë ata që janë të interesuar mund...
Burimi:
sot.com.al