Edi Rama i shpall “luftë” SPAK dhe paralajmëron “vdekjen” e reformës në drejtësi, kryeministri alibi për t’iu…
Rigels Seliman Kryeministri Edi Rama ka intensifikuar sulmet ndaj Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke e kthyer çështjen “Balluku” në një betejë të hapur politike me drejtësinë. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist, ai konfirmoi dje se i ka refuzuar tre herë dorëheqjen ministres Belinda Balluku, për të cilën SPAK ka kërkuar arrestim. Kryeministri Rama theksoi se akuza ndaj saj nuk është për korrupsion, por për pabarazi në tenderë, duke tentuar ta minimizojë peshën penale të çështjes. Por përtej mbrojtjes së ministres, lëvizjet e kryeministrit po lexohen si një përpjekje për të përdorur rastin “Balluku” si mburojë politike. Rama po e shfrytëzon këtë çështje për të goditur SPAK-un dhe për të frenuar një precedent që mund të çojë më tej hetimet në nivelet më të larta...
Burimi:
sot.com.al