Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
“Edi Rama është tallur me Erion Velinë”, Ahmetaj: E futi në burg për spektakël
“E ka futur Rama në burg. Po. Erion Velinë, më fal se do të kthehem prapë këtu. Erion Veliaj është viktimë e Ramës. Dhe e ka gënjyer në mënyrë të vazhdueshme për të bërë spektakël që ta arrestonte në zyrë. Edi Rama është tallur me Erion Velinë dhe e ka degjeneruar publikisht me qëllim. Për statistikë, për heqje qafe dhe po ta shikoni përse e ka futur në burg, s’ka lidhje fare me depozitën. Se e mban. O se depozita s’duhet ngacmuar, se i kthehet Erion Veliaj thotë atij unë i kam bërë për ty këto. Dhe po ta shohësh ti, i lirojnë asetet X-it dhe Y-it,” tha Ahmetaj.