“Edi Rama do ketë fundin e akrepit”/ Meta nga qelia: Korrupsioni skizofrenik i tij, do ta tërheqë në fund të “pusetës”
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka cilësuar ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, si një heqje maskash dhe sjellje tipike e diktatorëve afrikanë që pasi vjedhin çmendurisht pasuritë e popujve të tyre, duan të garantojnë përjetësinë e pushtetit. Duke folur në një intervistë televizive, Meta theksoi se këto ndryshime cënojnë së pari sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptarë që vidhen në mënyrë të përbindshme nga sekti rilindas dhe nxit shpopullimin e Shqipërisë. Sa i përket pjesëmarrjet së Ramës në Bordin e Paqes, Meta tha se lidhja e eventeve të tilla formale me mbështetjen personale, është një abuzim i vazhdueshëm i Edi Ramës, i provuar se ka kogrruptuar edhe agjentin e larte të FBI, Charles McGonigal, për të përdorur drejtësinë amerikane dhe shqiptare...
Burimi:
sot.com.al