Edi Rama dhe regjimi janë në grahmat e fundit/ Vokshi: Na goditën Doktorin, PD dhe qytetarët s’do heshtin
Albana Vokshi, foli mbi dhunën e përdorur nga forcat e policisë gjatë protestës së djeshme të opozitës. Ajo u shpreh se protestuesit, përfshirë liderin e opozitës, Sali Berisha, ishin targetuar me urdhër politik, duke theksuar se dhuna e ushtruar ishte e paprecedentë dhe e organizuar me një qëllim të qartë për të intimiduar opozitën. Vokshi theksoi se përdorimi i gazit lotsjellës, ujit me presion dhe dhunës fizike ndaj qytetarëve të pafajshëm, përfshirë deputetë dhe gra të moshuara, ishte një akt i koordinuar për të frikësuar ata që ishin duke protestuar kundër qeverisë. “Kjo dhunë është një sulm direkt ndaj lirisë së shprehjes dhe të drejtës për të protestuar. Qëllimi i këtij veprimi ishte që të demoralizoheshim, por asnjëherë nuk do të ndalemi nga kërkesat tona...
Burimi:
ntv.al