Edi Rama del jashtë kontrollit, shton sulmet ndaj drejtësisë, dosjet për aferat e tij dhe çështja e Belinda Ballukut…
Kryeministri Edi Rama ka shtuar ndjeshëm sulmet ndaj drejtësisë, në një moment kur alarmi për aferat e tij korruptive dhe të zëvendëskryeministres Belinda Balluku po rritet. Përplasja e fundit me Shoqatën e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve shihet si një tjetër përpjekje e kreut të qeverisë për të ushtruar presion mbi sistemin e drejtësisë, në kushtet kur Prokuroria e Posaçme (SPAK) po heton dosje sensitive që prekin drejtpërdrejt qeverinë. Reagimin e Shoqatës së Gjyqtarëve ndaj deklaratave të tij për kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese për rritjen e pagave të magjistratëve, kryeministri Rama e cilësoi dje si gjuhë politike, duke pretenduar se kjo shoqatë po sillet si parti politike dhe jo si institucion që duhet të garantojë një drejtësi të paanshme. Sipas kryeministrit, gjyqtarët po tentojnë të ndërhyjnë në...
Burimi:
sot.com.al