“Edhe këta të PD do duan ryshfet”, studenti që tha se i kërkuan 10 mijë euro për punësim s’ka emra zyrtarësh
Në datë 15 dhjetor 2025, gjatë një proteste të Partisë Demokratike përballë kryeministrisë, një student doli në foltore dhe deklaroi se zyrtarët e shtetit i kishin kërkuar 5 deri në 10 mijë euro ryshfet për ta futur në punë. Një akuzë e rëndë, por në atë fjalim, studenti Eljon Kaja, nuk e shoqëroi se në çfarë zyre ia kishin kërkuar këtë ryshfet. “Unë erdha në Tiranë si student. Pavarësisht mesatares së shkëlqyer, nuk përfitova bursë, pasi bursën e përfituan miqtë e partisë. Falë mbështetjes së familjes sime dhe mundimit tim, ia arrita të mbaroja ato studime. Kërkova punë në zyrat dhe institucionet e korruptuara të Rilindjes. Por fatkeqësisht aty u përballa me njerëz me tetëvjeçare, që specializim të tyre kanë teserën e kuqe dhe më...
Burimi:
javanews.al