“E vërteta i dhemb PD-së”, Mërtiri mbron Salianjin: Berisha e mban Ramën në pushtet, opozita ka nevojë urgjente për..
Analisti Ergys Mërtiri ka komentuar zhvillimet politike në vend, duke u ndalur veçanërisht te situata në opozitë dhe lëvizjet e fundit të deputetit Ervin Salianji, i cili ka zhvilluar takime me bazën demokrate, por është përballur me kritika dhe mungesë mbështetjeje nga lidershipi i Partisë Demokratike. I ftuar në një studio televizive, Mërtiri u shpreh se sipas tij, opozita aktuale është një nga faktorët kryesorë që mban kryeministrin Edi Rama në pushtet. “E vetmja gjë që e mban Ramën në pushtet është Berisha. Po të mos ishte Berisha, Rama do kishte rënë me kohë,” deklaroi ai, duke shtuar se protestat e PD-së nuk janë reale dhe nuk prodhojnë presion politik ndaj qeverisë. Sipas analistit, mënyra se si organizohen protestat e opozitës nuk e dobëson qeverinë,...
Burimi:
sot.com.al