“E rëndësishme të mos preket Reforma në Drejtësi”, Gonzato flet për nismën e PS kundër pezullimit të ministrave
Ambasadori i Delegacionit të BE në Shqipëri Silvio Gonzato u pyet nga gazetarja e A2CNN Fjorela Beleshi për nismën ligjore të PS për ndalimin e pezullimit të ministrave. Gonzato theksoi rëndësinë e mosprekjes së Reformës në Drejtësi, të miratuar në vitin 2016. “Ne i ndjekim nga afër të gjitha nismat e qeverisë që lidhen me shtetin ligjor, që të mos prekin reformën e drejtësisë të vitit 2016-të, nisma të tilla. Sa i takon ndikimit që kanë në këtë rast nuk do kisha një koment”, tha Gonzato. Kryetari i Komisionit për Çështjet e Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, nuk e komentoi këtë çështje, por u shpreh se është në një linjë me ambasadorin Gonzato.
Burimi:
javanews.al