“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

Analisti Arion Sulo ka dhënë një pasqyrë kritike të zgjedhjeve të 2025 në Shqipëri, duke i cilësuar ato si “të paracaktuara”, dhe duke theksuar se ndarja mes fituesit dhe humbësit ishte tashmë e qartë, diçka që e bën të pamundur ndryshimin e pushtetit. “Zgjedhjet ishin të paracaktuar. Është gjë e rëndë që të dihet fituesi në zgjedhje, do të thotë se nuk ka alternativë, diçka nuk funksionon dhe është prishur në mekanizmin e ndërrimit të pushtetit. Raporti i OSBE/ODIHR-it thotë dallimi mes partisë dhe shtetit u shkri. Këtu nuk mund t’ia kërkojmë opozitës të bëhet SPAK, këtë duhet ta bënte SPAK. Unë kam tre dëshmi që është thënë se në këtë zonë në këtë qendër votimi je tre veta në familje dhe të tre votat...