E quajti “seksion të PS”, por vendimet e GJK ndaj Berishës tregojnë një panoramë tjetër

E quajti “seksion të PS”, por vendimet e GJK ndaj Berishës tregojnë një panoramë tjetër

Në daljen e tij të sotme nga SPAK, i pyetur nga gazetarët lidhur me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese që i jepte të drejtë Sali Berishës për arrestin e tejzgjatur shtëpiak, Berisha nxitoi ta quante këtë gjykatë ‘seksion të Partisë Socialiste”, mirëpo po të shohësh vendimet e fundit të këtij institucioni do të shohësh një raport më kompleks mes ish-kryeministrit dhe trupës kushtetuese. Në fund të vitit 2024, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë i dha pjesërisht të drejtë Berishës, duke shfuqizuar vendimet gjyqësore që lidhnin masën e sigurisë me ndalimin e daljes jashtë shtetit dhe detyrimin për paraqitje periodike. Në këtë aspekt, Kushtetuesja vlerësoi se kufizimi i lirisë së lëvizjes dhe forma e vendosjes së masave nuk përmbushnin standardet kushtetuese, duke rrëzuar qëndrimet e gjykatave...