“E pranon se Shqipëria s’hyn në BE as në 2028”, Abilekaj: Mbledhja e Ramës ishte propagandë, jo zgjidhje për krizën
Në një mbledhje maratonë me grupin parlamentar socialist, Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një sërë kritikash të ashpra ndaj institucioneve, ka kërkuar reformë kushtetuese dhe ka ripërsëritur idenë për uljen e numrit të deputetëve nga 140 në 100. Ndryshe nga herët e tjera, kreu i qeverisë zgjodhi të mos u përgjigjej akuzave të opozitës, por u fokusua në një analizë të brendshme që nxori në pah probleme të thella institucionale, duke përfshirë kritika të forta për RTSH-në, deri në përmendjen e mbylljes së saj, si dhe për Ministrinë e Jashtme. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në një emision televiziv, tha se kjo lëvizje e Ramës interpretohet si një manovër propagandistike. Qëllimi duket se është të tregojë se qeveria po punon fort dhe se objektivi i...
Burimi:
sot.com.al