E pazakontë/ Berisha denoncon Ramën në Strasburg, drejtuesja e seancës i fik mikrofonin
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi zgjedhjet e 11 majit gjatë një fjalimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Por lideri i opozitës u ndërpre nga drejtuesja e seancës, e cila i fiku mikrofonin, ndërkohë që ishte duke u zhvilluar një debat për temën “zgjedhjet në kohë krizash”. Berisha e nisi fjalimin e tij duke iu referuar kësaj teme dhe ndërhyrjes së Rusisë në proceset zgjedhore, por më pas kaloi në situatën në Shqipëri, ku tha se 28 deputetë kanë hyrë në Parlament me mbështetjen e krimit. Pasi foli pak më shumë se 2 minuta, Berisha pa që mikrofoni i tij u fik, e megjithatë vijoi të fliste. Drejtuesja e seancës i kujtoi që mikrofoni ishte fikur dhe nuk po përkthehej për deputetët...
Burimi:
ntv.al