E paralajmëroi Rama/ Grupi parlamentar socialist mblidhet të hënën, çfarë pritet të diskutohet

E paralajmëroi Rama/ Grupi parlamentar socialist mblidhet të hënën, çfarë pritet të diskutohet

Këtë të hënë, më 16 shkurt, grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të mblidhet për të diskutuar mbi nismën ligjore të paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama, për të zgjidhur mosmarrëveshjen e kompetencave mes ekzekutivit dhe gjykatave lidhur me vendimin për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku. Mbledhja e cila pritet të nisë rreth orës 09:00 të mëngjesit do të zhvillohet në praninë e mediave. Ndërsa fliste si çdo të dielë në podcast-in e tij “FLASIM”, kryeministri Edi Rama duke u ndalur tek pezullimi nga detyra i zv.kryeministres Belinda Balluku nga Gjykata Kushtetuese, tha se të hënën në Kuvend grupi parlamentar socialist do të paraqiste propozimet për ndryshime ligjore. “Gjithsesi, tanimë kur as Gjykata Kushtetuese nuk mori dot vendim për rastin konkret, ne do të...