“E papranueshme”/ Oganizatat ndërkombëtare: Dënojmë deklaratën e Taulant Ballës ndaj Albana Vokshit në Kuvend
IDC-CDI dhe Forumi i Grave të CDI, (WCDI), kanë dënuar deklaratën e bërë ndaj deputetes së PD, Albana Vokshi, gjatë seancës plenare në Kuvend. Në reagimin zyrtar, organizatat ndërkombëtare kritikojnë ashpër deklaratën e kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili iu referua Vokshit me numrin “0900”, që përbën fyerje dhe cënim të dinjitetit të një gruaje në detyrë publike. IDC-CDI dhe WCDI theksojnë se gjuha seksiste dhe përpjekjet për të poshtëruar gratë në politikë janë të papranueshme dhe u bëjnë thirrje forcave politike në Shqipëri ta dënojnë këtë sjellje dhe të garantojnë respekt në debatin parlamentar. Deklarata IDC-CDI dhe WCDI (Forumi i Grave të CDI) dënojnë sulmin seksist në Parlamentin e Shqipërisë IDC-CDI dhe Organizata e Grave e IDC-CDI (WCDI) dënojnë fuqishëm fyerjen...
Burimi:
javanews.al