“E pafalshme çfarë ndodhi në Tiranë!” Klosi: Nuk njohim gjithë listën, nuk na ka ndodhur as në opozitë
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, në asamblenë e Partisë Socialiste ka ngritur shqetësime lidhur me organizimin e strukturave, duke e cilësuar si “të pafalshme” mungesën e njohjes së plotë të listës së votuesve. Gjatë analizës së rezultatit zgjedhor për qarkun e Tiranës, Klosi theksoi se, megjithëse PS e ka fituar këtë qark, rezultati nuk ka arritur maksimumin e mundshëm. Sipas tij, problemi kryesor lidhet me faktin që një pjesë e listës së votuesve mbetet ende e panjohur për strukturat e partisë. “Është e pafalshme që në Tiranë, por edhe në qendra të tjera urbane, të kemi ende pjesë të listës që nuk njihen nga strukturat tona. Kjo nuk na ka ndodhur as kur kemi qenë në opozitë”, u shpreh ai. Klosi nënvizoi se...
Burimi:
javanews.al