E kundërshtoi FMN, BE e Dhoma Amerikane/ Ushtari i Ramës firmos ‘paqen fiskale’ dhe fshirjen e detyrimeve

E kundërshtoi FMN, BE e Dhoma Amerikane/ Ushtari i Ramës firmos ‘paqen fiskale’ dhe fshirjen e detyrimeve

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe ushtari i Ramës, presidenti Bajram Begaj dekretoi 7 ligjet e Paketës Fiskale dhe atë të ‘Marrëveshjes së paqes fiskale’ edhe pse për këtë të fundit ishin shumë institucione ndërkombëtare të cilët e kundërshtuan pasi rrezikon të minojë administrimin tatimor. Dekretimi nga presidenti Begaj i ligjeve u bë më 12 janar 2026. Presidenti i Republikës dekretoi ligjet e paketës fiskale, duke përfshirë ligjet “Për marrëveshjen e Paqes Fiskale”, “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e vendore dhe e detyrimeve të pagueshme në doganë” ndryshimet në TVSH-në për rimbursimin e TVSH-së 10% të fermerëve etj. “Marrëveshja ‘Paqja Fiskale’, e cila ofron falje borxhesh dhe rivlerësim preferencial të pasqyrave financiare, rrezikon të minojë progresin e mëparshëm në...