“E ktheu Shqipërinë, në parajsë hajdutash”/ Protesta, Spahia: Ky vend nuk i përket Edi Ramës, dhe klanit të tij

“E ktheu Shqipërinë, në parajsë hajdutash”/ Protesta, Spahia: Ky vend nuk i përket Edi Ramës, dhe klanit të tij

Deputeti i PD, Bardh Spahia akuzon qeverinë për korrupsion të thellë dhe rënie drastike në renditjen e Transparency International, duke e lënë Shqipërinë pranë vendeve me diktatura dhe krim. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Spahia shkruan se renditja nuk është thjesht një numër, por certifikim i dështimit të një qeverie që nuk punon për qytetarët, por për veten, oligarkët dhe klanet e drogës. Spahia ftoi qytetarët të reagojnë në protestën e 20 shkurtit kundër qeverisë dhe narko-shtetit. ‘Kur qeveria kthehet në një strukturë që vjedh të ardhmen e fëmijëve tanë, që dëbon rininë dhe pasuron një grusht njerëzish, REAGIMI është detyrë qytetare!’, shkruan ligjvënësi demokrat në thirrjen drejtuar shqiptarëve. Reagimi i plotë: Si e ktheu Rama Shqipërinë në parajsë hajdutësh. Raporti i fundit i...