“E ke varfërinë 46% sipas INSTAT”, Ibrahimaj përplaset me Telitin: Mos spekulo, është reduktuar nga viti në vit

“E ke varfërinë 46% sipas INSTAT”, Ibrahimaj përplaset me Telitin: Mos spekulo, është reduktuar nga viti në vit

Këtë të enjte nafta në Shqipëri u shit me 214 lekë për litër. Bllokimi i Ngushticës së Hormuzit, si pasojë e konfliktit mes SHBA- Izrael dhe Iranit ka sjellë rritje të çmimit të naftës. Situata ka prekur edhe Shqipërinë ku rritja e çmimit është vërejtur ende pa u dhënë efektet reale në tregun botëror. E ftuar në “Top Story”, ministrja e Ekonomisë, Dalina Ibrahimaj u përplas me këshilltarin e djathtë në Këshillin Bashkiak, Dorjan Telitin sa i përket taksës së qarkullimit. Ibrahimaj: Ju lutem, mos iu referoni si retorika boshe, sepse janë fakte. Teliti: Unë do flas me shifra, ndryshe nga ju. Ibrahimaj: Po edhe unë me shifra flas. Nuk flas me retorika. Teliti: Mbaji shënim, siç i mbajta unë. Ibrahimaj: Shifrat janë ato që...