‘E kam të vështirë të paguaj këtë çmim nafte’, Braçe ‘braktis’ makinën dhe ecën në këmbë rrugëve të Tiranës

‘E kam të vështirë të paguaj këtë çmim nafte’, Braçe ‘braktis’ makinën dhe ecën në këmbë rrugëve të Tiranës

Në një Tiranë ku makina është bërë pothuajse e domosdoshme, Erion Braçe është filmuar në këmbë, mes rrugëve të qytetit, një veprim të zakonshëm që është përkthyer si një mesazh teksa të gjithë sytë janë tek pikat e karburantit ku çmimi i naftës kapërceu 214 lekë/litri. Videoja e tij, e shpërndarë në rrjete sociale me nënshkrimin ‘shtrenjtohet nafta, Braçe braktis makinën’, e tregon deputetin socialist duke ecur nxitimthi në Unazë. Por ajo që e bën këtë moment të marrë vëmendje nuk është thjesht ecja, por arsyeja që ai vetë jep. “Në këmbë se më pëlqen, por edhe prej çmimit të naftës”, pohon Braçe, duke e lidhur drejtpërdrejt këtë zgjedhje jo vetëm me faktin se i pëlqen të ecë, por edhe me koston e karburantit që...