“E kam si metaforë”| Ervin Salianji: Flamur Noka nuk kapërcen dot kufijtë shtetërorë!
Pas përplasjes në distancë që kanë patur në muajt e fundit, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar tonet ndaj sekretarit të përgjithshëm të kësaj force politike, Flamur Nokës, duke deklaruar se ky i fundit “nuk kapërcen dot kufijtë shtetërorë”. Në një intervistë për Klan News, Salianji hodhi poshtë akuzat e bëra ndaj tij nga Noka që takimet atij “ia organizon krimi”, duke i cilësuar si të pabaza dhe duke theksuar se ai ka qenë një nga denoncuesit kryesorë të grupeve kriminale në vend. Megjithatë nuk hezitoi të deklaronte se nuk mund të pranonte që këto akuza të vijnë një një person që sipas tij, nuk “kapërcen dot kufijtë shtetërorë”, një deklaratë që në publik mund të ngrejë shumë hipoteza, pasi lë të kuptohet që Nokës mund...
Burimi:
javanews.al